Historia

Kompania meme ,EUROMARKET SA, u themelua ne 1978 kur ndertimi i Impianteve te Trajtimit te Ujerave te Ndotura ishte nje treg ne rritje ne Greqi. Duke qene se ishim nje nga kompanite e paketa qe operonin ne kete fushe, vendosem qe ne fillim nje baze solide per zgjerimin e kompanise ne te ardhmen, me Inxhiniere te zotet dhe nje strukture te forte Menaxhimi/Marketingu.

Ne perpjekjen tone te vazhdueshme per te permiresuar cilesine e punimeve dhe sherbimeve te ofruara nga Grupi yne, ne themeluam ne vitin 2000 Euro Construction Company S.A (E.C.C) , e cila eshte e specializuar ne ndertimin e Impianteve te Trajtimit te Ujerave dhe Ujerave te Ndotura si dhe ne prodhimin e nje game te gjere paisjesh perkatese, duke sjelle teknologji te testuara te besueshme dhe zbatuara ne gjithe boten.

Qe nga lindja e saj, Euro Construction Company S.A , eshte certifikuar dhe ka punuar nen International Quality Standards – ISO 9001:2000 – per Projektimin, Ndertimin, Instalimin dhe Mirembajtjen e Puneve Teknike ne lidhje me:

  • Trajtimin e Ujerave te Ndotura
  • Trajtimin e Ujit
  • Trajtimin e Mbetjeve te Ngurta
  • Trajtimin e Ajrit

Duke e bere kompanine tone nderkombetare, kemi themeluar nendeget tona
EuroConstruction Company ALBANIA Sh.p.k. e cila operon ne tirane Shqiperi dhe EuroConstruction Eurasia Ο.Ο.Ο e vendosur ne Moske Rusi.

Fushat e Aktivitetit

Fusha jone kryesore e aktivitetit eshte fokusuar ne projektim, ndertim dhe instalim te:

  • Impianteve te Trajtimit te Ujerave te Ndotura Industrial dhe Komunal
  • Impianteve te Trajtimit te Ujerave Industrial dhe Komunal
  • Trajtimit te Llumit Biologjik
  • Trajtimit Anaerobik te Mbetjeve Organike dhe Impiante te Prodhimit te Energjise
  • Impiante Kompostimi te Mbetjeve te Ngurta

Euro Construction Company mund te ofroje dhe sherbime profesionale shtese si:

  • Permiresim dhe zgjerim te impianteve ekzistuese dhe restaurim per impiantet problematike
  • Ndjekje te vazhdueshme dhe mbeshtetje per procesin

Objektivi Kryesor

Objektiv i vazhdueshem dhe kryesor i Grupit tone eshte te ofrojme projekte dhe sherbime te nje cilesie te larte, per permbushjen ne menyre absolute te nevojave te klientit, nepermjet aplikimit dhe permiresimit te vazhdueshem te teknologjive me te fundit ne subjektin tone.

Cfare ofrojme ne

Kombinimi i importit te pajisjeve baze nga kompania jone EUROMARKET LTD , e cila perfaqeson eksluzivisht kompanite me te njohura prodhuese te pajisjeve, bashke me ndertimin e gjithe pajisjeve te vecanta nga Euro Construction Company S.A, siguron mundesine tone per te ofruar zgjidhje mjaft konkuruese.

Fale njohurive te shumta teknike qe kemi, eksperiences se personelit dhe mundesise tone per projekte pilot ne miniature, jemi ne gjendje te japim zgjidhje unike, fleksibel dhe konkuruese sipas rastit per te realizuara cdo loj mbrojtje mjedisore qe ju keni nevoje.

Objektivi yne kryesor eshte arritja e rezultateve te kerkuara te trajtimit me koston me minimale te mundshme, e bashkangjitur kjo me thjeshtesine maksimale te mundeshme. Eksperienca jone ne projektimin dhe ndertimin e impianteve, eshte nje garanci per projekte te suksesshme dhe jo problematike.

Personeli yne shkencor mbulon gjithe specialitetet e nevojshme nderkohe qe Tekniket tane me experience punojne gjithnje nen mbikqyrjen e Inxhiniereve tane.

Investimet e vazhdueshme ne teknologjite e reja si dhe perdorimi I informacioneve te marra nga impiantet tona ekzistuese, jane celesi i suksesit tone shumevjecar.

Si punojme

Gjithe projektet tona jane te pergatitura ne detaje, me skicat e plota perkatese dhe gjithe informacionin mbi karakteristikat per cdo pajisje. Atje ku eshte e nevojshme ne sigurojme dhe Projekt Studimin perkates per ti dorezuar Autoriteteve lokale nje projekt te kompletuar.
Gjate fazes se ndertimit, ne ndjekim nga afer punimet, per te siguruar zbatimin korrekt te skicave tona.
Inxhinieret tane te projektit mbikqyrin gjithnje departamentin tone Teknik, per te siguruar standarte te larta per cdo projekte.
Duke ndjekur instalimet deri ne fund, pajisjet testohen per nje kohe te shkurter derisa impianti I dorezohet totalish klientit.
Klietit i dorezohen manualet e mirembajtjes, funksionimi analitik, pjese kembimi, dhe gjithe dokumentacioni i nevojshem, nderkohe qe personeli i tij perfiton nje trainim mbi funksionimin e impiantit.
Kompania jone qendron prane klientit dhe eshte gjithnje e gatshme per keshillim dhe mbeshtetje teknike.

Sherbimet e post shitjes

Kompania jone ofron sherbime te persosura post shitjeje per klientet,

  • Ndjekje per punimin e sakte te impiantit me vizita te vazhdueshme
  • Trainim te vazhdueshem te operatoreve dhe inxhiniereve te klientit
  • Ofrojme instruksione mbi sherbimin dhe mirembajtjen e pajisjeve
  • Mbeshtetje gjate vizitave te Autoriteteve Perkatese, kur eshte e nevojeshme

Referencat

Lista jone e referencave mbulon mbi katerqind e tetedhjete (480) projekte te projektuara dhe certifikuara nga ne (studim-projektim-ndertim) e cila eshte ne dispozicion nese/kur kerkohet.
Gjate gjithe ketyre viteve ne kemi zgjeruar aktivitetet tona ne tregun e jashtem duke na u dhene nje numer i konsiderueshem projektesh per industrite ne vende Europiane dhe Ballkanike (Poloni, Rumani, Serbi, Bullgari, Shqiperi), Rusi, Vendet Arabe (Jordani) dhe Afrike (Nigeri,Ruanda,Uganda).
Kompania jone mund te siguroje Certifikatat e Dorezimit te Projekteve nga klientet tane, per secilin nga projektet, te cilet jane ne dispozicion nese/kur kerkohet.

Aktivitete te tjera

E.C.C mund tu siguroje klinteve te saj nje numer te madh sherbimesh te tjera, sic jane:

  • Pergatitja e projekteve per te hyre ne skemat e fondeve
  • Sherbime te Keshillimit Teknik
  • Studime per sistemet e kanalizimeve
  • Studime parapergatitore dhe pergatitjen e dokumenteve per tendera
  • Studime mbi Ndikimin ne Mjedis